Brezi i rërës në bregdetin e Shëngjinit mbulohet nga mbetjet urbane

107

Adriatiku ka kthyer në brigjet e Shëngjinit mbetjet urbane të depozituara në det nga lumi Drin. Qelq e plastikë kanë mbuluar plazhin, një fenomen që ndodh çdo herë pas reshjeve të shiut.

Brezi i rërës është mbuluar nga mbeturina të shumta të sjella nga dallget e detit.

Mbizotëron qelqi dhe plastika.

Kjo situatë të shoqëron në të gjithë gjatësinë e bregdetit nga Kune Vaini deri në Ranën e hedhur.

Problematika përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa burim i ndotjes janë mbeturinat që sjell lumi Drin.

Administratori i Shëngjinit, thotë se do të ndëhyhet për pastrimin e vijës bregdetare dhe gjithçka do të jetë gati deri në fundin e muajit maj.

Moti i paqëndrueshëm me temperatura të ulëta nuk ka qenë aspak favorizues për turizimin në Shëngjin gjatë kësaj periudhe, duke dhënë ndikim mjaft negativ për biznesin./ora/