Breshëri plumbash shtëpisë në Selenicë, terrorizohen familjarët pas mesnate

630
Sigal

Pas mesnatës së sotme në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.

26-vjeçari është punonjës në Bashkinë e Selenicës.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që ngjarja ka terrorizuar familjarët që kanë qenë në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryn veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.