Sigal

Në vijim të punës së organeve policore për të mos bërë publike ngjarjet, duket se strategjia po ndiqet në rang kombëtar. Kështu, paralelisht me breshërinë e plumbave në Dhërmi, dy netë më parë, e njëjta situatë është regjistruar dhe në qytetin e Durrësit, në një prej lagjeve më të populluar.

Por, ngjarja nuk është bërë publike në kohë, por është mjaftuar me një njoftim të thatë, ku policia nuk ka autor, por vetëm gëzhoja nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.K., vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me mjetin tip “BMW”. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u bllokua një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Punohet për kapjen e A.K. Nenet 278 e 274 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të policisë së shtetit, publikuar sot rreth mesditës.