Breshëri plumbash ndaj banesës së 39-vjeçarit në Durrës, terrorizohen banorët

506
Të shtëna me armë zjarri kanë zgjuar banorët e fshatit Shkallë në Manëz, vetëm pak pas mesnate. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit me inicialet E.T, 39 vjeç.
Mësohet se nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Sigal