Breshëri plumbash makinës së një durrsaku në mes të natës

488
Sigal

Makina e një të riu është qëlluar me armë mbrëmjen e kaluar në Durrës, ndërsa nuk dihen ende autorët.

Policia thotë se sot, rreth orës 00:45 pas mesnate, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.