Sigal

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave dhe reshjet e shiut e breshërit që karakterizuan javët e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në qarkun e Elbasanit.

Sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura të stinës, dru ftutorë apo sera u përmbytën dhe u dëmtuan.

Fermere: Na janë prishur të gjitha kulturat, misër, duhan, çdo gjë. Vreshtat, ullinjtë i ka hedhur të gjitha në tokë për gjysmë ore. Ne kemi punuar 1 vit dhe për gjysmë orë u shkatërruan.”

Fshati Letan ishte mes më të prekurve nga stuhitë e pazakonta të breshërit në mes te qershorit.

Fermerët thonë se kanë humbur thuajse gjithçka nga prodhimet me të cilat sigurojnë të ardhurat kryesore.

Në këto kushte, fermerët kërkojnë evidentim të dëmëve dhe kompensim nga shteti për të minimizuar humbjet.

Fermerët flasin për humbje të mëdha, pasi edhe prodhimi i mbetur në ara apo pemë, sipas tyre nuk mund të dalë më në treg, pasi është i dëmtuar.

Fermer: “Çdo familje këtu është dëmtuar të paktën me 3-4 milionë lekë të vjetra.”

Pasojat pritet ti ndjejnë edhe konsumatorët me rritje cmimesh, pasi prodhimi i arave në Elbasan u dëmtua në një kohë kur serat janë në fund të ciklit.

“Kushtet atmosferike ndikojnë në këtë problem sepse fermerët i vonojnë faza e vjeljes së prodhimeve dhe po ashtu prodhimi në sera është duke përfunduar ciklin.”

Reshjet e pasdites së të premtes përmbytën banesa, rruge dhe toka ne disa fshatrat te Cërrikut, ndërsa në Elbasan shembën katin e dytë të një shtëpie muze.