Breitbart Vs Soros: Agjensia investiguese e lajmeve që po i shkakton probleme Sorosit

581
SHBA / Mbi 2500 dokumentet e hakuara nga serverat e Soros, nënvizojnë influencën e paligjshme që ekzekuton bilioneri me financime

Investigime nga Breitbart News mbi rrjetin global të drejtuar nga George Soros kanë kontribuar në atmosferën negative me të cilën po përballet Evropa, raportoi ‘Politico’ ditën e martë.

Agjensia e lajmeve ‘Politico’ raportoi lëvizjen e qeverisë Hungareze për të minimizuar influencën e Fondacionit të Hapur Soros dhe organizatave të tjera jo qeveritare të financuara nga jashtë vendit, ose OJF , në dukje “të nxitur nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të SHBA nga Donald Trump dhe rritja e lëvizjes së djathtë.” Politico raportoi mbi rolin e Breitbart News në ekspozimin e Soros, duke etiketuar në mënyrë false agjencinë e lajmeve si një “ webfaqe e së djathtës”. Breitbart News së fundmi u rankua si webfaqja e 29 me më shumë vizitorë në SHBA sipas sistemit të rankimit Alexa, një webfaqe lajmesh indipendente e konsideruar në mënyrë të gjerë faqja më e madhe konservatore në Amerikë. Nuk kemi asnjë përfshirje me të ashtuquajturën lëvizje e djathtë.
‘Politico’ raportoi:
Webfaqja e djathë amerikane Breitbart, më herët e drejtuar nga Stephen Bannon, tani shef i strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, i cili ka qenë prej kohësh i fokusuar tek Soros, duke e akuzuar atë që po mundohet të shkatërrojë kufijtë e Evropës, duke çuar më tej krizën e emigrantëve dhe duke financuar kundërshtarët e Trump. Simpatia e perceptuar në administratën Trump për ndjeshmëritë anti- Soros duket se u ka dhënë zemër politikanëve në Evropën Qendrore dhe Lindore për të intensifikuar sulmin e tyre në grupet e mbështetura nga Soros… Këto përpjekje kanë dhënë fryte që tani: dy letra, njëra e firmosur nga Senatori Republikan Milke Lee dhe një tjetër nga gjashtë republikanë të Shtëpisë së Bardhë, iu dërguan Misionit të SHBA në Maqedoni në mesin e Janarit, duke kërkuar informacion mbi projektet e Fondacionit të Hapur për Shoqërinë në Maqedoni. ‘Politico’ më tej raportoi planet e parlamentit hungarez për të paraqitur një projektligj mbi mënyrën se si OJF- të operojnë në vend. Edhe pse përmbajtja e ligjit nuk është bërë ende publike, besohet gjerësisht se projektligji do t’u kërkojë organizatave të kësaj natyre të bëjnë publike kapitalet që i financojnë burimet e huaja. Izraeli miratoi një masë të ngjashme në Korrik. Sentimentet kundër Soros janë shtuar në numër në vendet Evropiane, duke përfshirë Rumaninë, Poloninë, Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Sllovakinë, raportoi ‘Politico’. Breitbart News ka publikuar një numër të madhe historish që dokumentojnë financime që Soros u bën grupeve, të cilat lobojnë për kufij të hapur në Evropë dhe mbarë botën, me fokus specifik përdorimin e krizës së emigrantëve. Në SHBA, emri Soros është lidhur me advokatinë për emigrantët paligjshëm, në kundërshtim të ligjeve për emigrantët dhe së fundmi në mbështetje të një grupi aktivistësh që mundohen të ndalojnë axhendën e Trump. Komentet mbi 2500 dokumentet e hakuara nga serverat e Fondacionit të Hapur për Shoqërinë të Soros, nënvizojnë influencën e paligjshme që ekzekuton bilioneri me financime të brendshme, që nga përpjekjet për të ribërë elektoratin amerikan, deri në lobimin e suksesshëm për ndryshimet në politikën e SHBA-ve mbi emigrantët e më tej deri në financimin e iniciativave që venë shënjestër forcat lokale policore. Teksa shumë dokumente hedhin dritë mbi rrjetin global të Soros, fokusuar në materialet e hakuara nga Fondacioni i tij në SHBA, kontingjent që fillon të ekspozojë tentakulat e shumta të mega- donatorit për operimet e partisë demokratike dhe impaktin e thellë në objektivat politike të administratës së mëparshme Barack Obama, shpesh duke përdorur lëvizje të pakontrollueshme progresive me bazë në SHBA dhe organizata aktiviste. 

Edhe pse përmbajtja e ligjit nuk është bërë ende publike, besohet gjerësisht se projektligji do t’u kërkojë organizatave të kësaj natyre të bëjnë publike kapitalet që i financojnë burimet e huaja. Izraeli miratoi një masë të ngjashme në Korrik. Ndjeshmëritë kundër Soros janë shtuar në numër në vendet Evropiane, duke përfshirë Rumaninë, Poloninë, Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Sllovakinë, raportoi ‘Politico’ dhe Breitbart News
Sigal