Braktisi fëmijët, policia shpall në kërkim nënën e re

240
Policia e Korçës ka nisur kërkimin e një nëne 26-vjeçare nga Pojani i Maliqit. Ajo ka braktisur prej një jave dy fëmijët e saj të vegjël dhe është larguar pa lënë adresë.
Prokuria e Korçës nga ana tjetër e akuzon gruan me iniciale V.Sh. për braktisje të fëmijëve të mitur.
Denoncimin ndaj gruas së re e ka bërë vetë nëna e saj, A.Sh. 59 vjeçe.
Policia Korçës: Më datë 17.02.2017, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja A.Sh, 59 vjeç, e cila deklaron se vajza e saj shtetasja V.Sh, 26 vjeç, banuese në fshatin Pojan Maliq, që prej 1 jave është larguar nga banesa pa lënë adresë mbi vendndodhjen e saj, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.