Braktiset e plaçkitet ish-Ministria e Kulturës, ndërtesa 100 vjeçare monument kulture kthehet në gërmadhë

497
Ish-zyrat gërmadha janë “mobiluar” me tavolina e karrige, por me dyer të shyera e të vjehdura, me dritare e vetrata të plaçkitura, me pamje që jo vetëm nuk mund t’u thuhet “zyra”, por as haur. Sipas ekspertëve, dëmi si vlerë historike e arkitekturore i shkaktuar në këtë ndërtesë është 100%, ndërsa dëmi fizik është 210 milionë lekë! E përse? Sepse u la si mall pa zot!
Largimi i Ministrisë së Kulturës, nga ish-ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve drejt ish-ndërtesës së “Kinostudios Shqipëria e Re” është shoqëruar me skandalin e plaçkitjes së mjediseve të kësaj ministrie, të cilat janë trashëgimi kulturore e monumentale me vlera arkitekturore, historike e vepra arti të krijuara mbi 100 vite më parë, me model objektet ndërtimore e publike të vendeve me tradita mijëvjeçare, të cilat nuk riprodhohen dot më as si kopje. Çfarë ka ndodhur faktikisht? Transferimi me vendim qeverie, i Ministrisë së Kulturës në ndërtesën ish-“Kinostudios Shqipëria e Re”, ka lënë prapa një ndërtesë bosh, të braktisur e gërmadhë. Ikja e Ministrisë së Kulturës, nuk është shoqëruar nga qeveria me marrjen në ruajtje të ndërtesës së ish-“Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, ku prej mbi 12 vite ishte vendosur Ministria e Kulturës. Fill pas vendimit të qeverisë, kjo ministri “ngarkoi plaçkat” dhe “ia mbathi” në zyrat e reja në ndërtesën gjigande të ish-Kinostudios, ku e “strehoi” qeveria. Por e la pa zot, pa “çelës” dhe pa roje ndërtesën ku kishte punuar. Fakti është ky: Nga data 5 janar 2015, Ministria e Kulturës u vendos me zyra në ndërtesën e ish-“Kinostudios Shqipëria e Re”. Menjëherë pas ikjes nga zyrat, ndërtesës së boshatisur iu vërsulën plaçkitësit e rrugës, të cilët nuk u ndalën nga askush. Ambientet e ish-Ministrisë së Kulturës në qendër të Tiranës, ose më saktë të ish-lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, u bën “gjah” i hajdutëve. E lënë në mëshirë të fatit dhe pa asnjë masë sigurie, kjo ndërtesë e cila gjendet në qendër të Tiranës, u “zhvesh” nga dyert, dritaret dhe çdo dekor tjetër. Ish-ministria e Kulturës, kjo ndërtesë me vlera arkitekturore e historike, është lënë bosh dhe pa asnjë mbrojtje, si “derë” e hapur për plaçkitësit. Tashmë, përveç mureve, në këtë objekt me vlerë nuk ka mbetur asgjë tjetër. Pas braktisjes, ajo u plaçkit deri tek vaskat, tubat u ujit, veprat murale, rubinetat e ujit, tavanet, mozaikët, pllakat, bravat, dyert, dritaret, qepenat e gjithçka që përbënte interes për plaçkitësit e rrugës. Kujtojmë, që 12 vite më parë, kjo ndërtesë iu nënshtrua një rikonstruksioni me “themel”, duke i kthyer në identitet me kosto 790 milionë lekë. Në procesin e rikonstruksionit u ruajtën vlerat arkitektonike e “muzeale”” të ndërtesës si fasadë dhe si mjedise brenda saj. Por këto miliona lekë dhe gjithë ajo pasuri historike, monumentale e muzeale e kësaj ndërtese, prej 8 muajsh nuk ekziston më, për shkak të braktisjes fatale që i bëri shteti. nuk e kemi më atë ndërtesë si vlerë, por si mure. Nuk është fjala thjeshtë tek kostoja e plaçkitjes, por tek vlera e objektit mbi 100 vjeçar të cilat nuk rikthehen siç ishin, mbasi nuk mund të krijohen ato vlera dyersh, dritaresh, qepenash, kangjellash, pllakash mermeri, kupola dyersh dekorative etj. nuk e dimë se përse shteti e la si mall pa zot këtë ndërtesë, por dihet fakti që brenda saj janë futur disa shërbime të Ministrisë së Brendshme e cila është strehuar brenda gërmadhës së plaçkitur “ish-ministri Kulture” për shkak të rikonstruksionit që po i bëhet godinës së Ministrisë së Brendshme. Ndërsa godina e ministrisë së Brendshme është nën ruajtjen e policisë së shtetit edhe gjatë rikonstruksionit, ish-ministria e Kulturës u braktis. Shërbimet e Ministrisë së Brendshme që janë “strehuar” për punë në këtë godinë, janë në siklet mbasi mjediset ku ata janë çuar për të punuar nuk janë zyra, por gërmadha, të cilave u janë vjedhur edhe instalimet, prizat e çelësat elektrikë. Ish-zyrat gërmadha janë “mobiluar” me tavolina e karrige, por me dyer të shyera e të vjehdura, me dritare e vetrata të plaçkitura, me pamje që jo vetëm nuk mund t’u thuhet “zyra”, por as haur. Sipas ekspertëve, dëmi si vlerë historike e arkitekturore i shkaktuar në këtë ndërtesë është 100%, ndërsa dëmi fizik është 210 milionë lekë! E përse? Sepse u la… si mall pa zot!
Sigal