Brahimi: Ushqimet që kalojnë “traun” në Kakavijë e Tri Urat, janë nën kontroll analitik ditor

756
Qarku Gjirokastër, që prej fund-vitit 2013 e deri sot në fund-vitin 2015, pra qysh prej më se 2 vitesh starti i rilindjes së AKU qendrore e rajonale në 3 rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet ka në aktivitet sistematik ditor e efiçent, shërbimin rajonal të kontrollit të sigurisë ushqimore, të drejtuar nga specialisti dhe organizatori korrekt, me përvojë dhe ekspert i sektorit agro-ushqimor, zoti Besim Brahimi. Sipas vlerësimit të bërë prej kreut të AKU të Shqipërisë, zotit Afrim Bakaj, Qarku i Gjirokastrës ka në aktivitet të plotë e rezultativ progresiv shërbimin e kontrolli ushqimor model, pozicionuar dhe angazhuar në krye të punës sipas detyrimit administrativ, institucional, profesional e ligjor, për të garantuar sigurinë ushqimore në tregjet e çdo lloji, me bazë bashkëpunimin e përhershëm me konsumatorin që është dhe me pushtetin e institucionet shtetërore rajonale. 
Në dy vite/ Profili i ri i AKU Gjirokastër: Korrektesë, zbatim ligji, bashkëpunim me konsumatorin e institucionet vendore
Ka një realitet: AKU e Qarkut Gjirokastër, prej më se 2 vitesh ka rilindur si institucion, si shërbim e si partner bashkëpunues me subjektet që ka lidhje në zbatimin e detyrës e të ligjit dhe vetëm të ligjit, siç shprehen edhe tregtarët e shumicës në Gjirokastër. Këtë realitet e pranojnë jo vetëm në AKU-n qendrore, jo vetëm në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit, jo vetëm në pikat kufitare e doganore të Qarkut Gjirokastër (Kakavijë e Tri Urat), jo vetëm tregtarët, importuesit, prodhuesit ushqimor dhe konsumatorët, por e pranojnë dhe e përshëndesin me vlerësim dhe drejtuesit në institucionet shtetërore e të qeverisjes vendore në këtë Qark me ngarkesë improti, tregu vendës e prodhimi si tatimet, prefektura, policia, shëndetësia, Këshilli Qarkut, bashkitë dhe njësitë e pushtetit vendor (ish-komunat). Ndryshimi dhe rilindja e AKU të Qarkut Gjirokastër, ka si tregues organizimin efiçent të punës drejtuese e kontrolluese, mbulimin dhe mbajtjen nën vëzhgim sistematik të gjithë sektorit ushqimor në gjithë zonat e Qarkut, profesionalizmin, përgjegjshmërinë e zbatimit të detyrës konformë ligjit, efiçensën e kontrollit të sigurisë ushqimore dhe bashkëpunimin me strukturat e pushtetit lokal rajonal e vendor në të 3 rrethet Gjirokastër, Tepelenë-Përmet. 
——————————–
Deklaron kreu i AKU, Afrim Bakaj: AKU e Gjirokastrës ka marrë e po mbanë nën kontroll çdo element të tregut
Pa bërë komente lidhur me interesimin e gazetës “Telegraf” për punën që bëhet nga drejtuesi dhe stafi i AKU Gjirokastër, mund të them me bindje këtë fakt: Prej 2 vitesh, AKU e Qarkut të Gjirokastrës, nën drejtimin aktiv e efiçent të specialistit Besim Brahimi, ka marrë e po mban nën kontroll çdo element të tregut të këtij qarku. Duhet theksuar një gjë kryesore që është tregues i punës së kësaj AKU-je: përballja me informalitetin, me falsitetin, me presionet nga subjektet ilegale e abuzive që prodhonin, importonin e tregtonin produkte jashtë standardeve të sigurisë dhe pa asnjë origjinë e pa asnjë certifikim. Përballë këtij presioni të tregut, sidomos të importit në Kakavijë e të tregut të shumicës në zonë, AKU e Gjirokastrës ka zbatuar ligin dhe vetëm ligjin dhe kjo meritë i përket drejtuesit të saj Besim Brahimi dhe ekipit të tij që ka kryer e po vazhdon të kryej detyrën në shërbim të mbrojtjes së konsumatorit, duke respektuar etikën dhe ligjin mbi ushqimin. 
———————————-
AKU-Gjirokastër, vepron me këtë parim pune: Kontroll kudo e për gjithçka që lidhet me sigurinë ushqimore
Veprimtari e AKU të qarkut Gjirokastër, nuk është prezent vetëm në tregjet në qendrat e rretheve Gjirokastër, Tepelenë e Përmet, por edhe në qytete e zona, në akset rrugore e madje edhe tregjet zonale publike e të hapur (ish-pazaret tradicionalë). Tregu në rajonin Gjirokastër, ka dalë nga funksionimi, përmbajtja dhe fizionomia prej “treg xhungle”, prej mjedisi shërbimi mesjetar dhe ka marrë pamje tregu me tregues kulturën,, higjienën e lartë, sigurinë e produkteve, zbatimin e ligjit prej subjekteve, futjen e tregut në njësi moderne tregtimi e shërbimi ushqimor. AKU në Gjirokastër, në bashkëveprim me pushtetin lokal dhe institucionet e tjera të sigurisë së shëndetit, prej 2 vitesh ka eleminuar pothuajse totalisht nga qendrat e banuara shitjet në rrugë, në karroceri makinash e karrocash, në kosha mbi samarë kafshësh, në thasë, kova, fuçi e legenë, në bagazhe auto-veturash, në trotuare pallatesh, anës kanaleve të ujërave të zeza, në stacione autobusi etj., siç tregtohej deri përpara dy vitesh, kur AKU e këtij qarku ekzistonte si institucion vetëm… në borderonë e shtetit, kapardisej në zyra luksoze, shpenzonte fonde nga taksat e shqiptarëve, por kishte lejuar një treg të qelbur, me rrezik dhe pasoja për shëndetin e popullatës. Deri dy vite më parë, prodhimi agro-ushqimor në qarkun Gjirokastër, kishte një pamje skandaloze. Ndërsa tani, shikon konkretisht, si janë zbatuar programet dhe projektet rilindëse të tregut e prodhimit ushqimor, të ideuara, hartuara dhe të zbatuara nga ekipi drejtues i AKU në bashkëveprim me bashkëpunëtorët dhe ekspertët e ofruar prej saj, referuar edhe rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare të kontrollit e sigurisë ushqimore si eksperiencës së homologëve të vendeve të huaj, me të cilët AKU e Shqipërisë ka bashkëpunim intensiv. Ka të vërtetë që vazhdon në qëndrimin dhe praktikën e AKU të Gjirokastrës. Ajo vepron me këtë parim pune: Kontroll kudo, ndaj çdo subjekti e ndaj gjithçkaje që ka lidhje me sigurinë ushqimore në prodhim, import e deri në tregun e lagjes. 
—————————–
Besim Brahimi, kreu i AKU Gjirokastër, deklaron: Ja çfarë mbajmë nën kontroll…
Nga biseda e zhvilluar me kreun e Autoriteti të Kontrollit Ushqimor të Qarkut Gjirokastër, zotin Besim Brahimi, u njohëm me këtë fakt, që e ndesh përditë në punën drejtuese të AKU të këtij qarku, por edhe në veprimtarinë e inspektorëve kontrollues në tregje e në qendrat ku prodhohet për tregjet ushqimore. Kreu i kësaj AKU-je, zoti Besim Brahimi, na deklaroi: ne jemi në aktivitet të plotë me vëzhgim, monitorim e kontroll të shpeshtë dhe korrekt analitik (analiza) në tregjet, në prodhim e shërbim ku konsumatorit i ofrohet buka, mielli, qumështi, bulmetrat, ëmbëlsirat, pijet, frutat, zarzavatet, detergjentet. Ne jemi përditë me kontrolle edhe ku serviret ushqimi në spitalet, burgjet, paraburgimet, restorantet, piceritë që prodhojnë e ato që tregtojnë me shërbime ambulante me shpërndarje motorike, në “Fast-Food”, qofteri, bar-kafe, lokalet e eventeve të organizuara me ushqime, atje ku prodhohen e tregtohen me shumicë e pakicë pijet alkolike, mishi, nënproduktet e mishit, frutat, vezët, perime-zarzavatet, gatimi dhe servirja e ushqimeve në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, konviktet e qendrat e tjera sociale. Drejtim kryesor ka qenë dhe mbetet kontrolli i rreptë e rigoroz në tregun e bagëtive, të kafshëve e shpendëve të gjalla që përdoren për mish, në thertore e pulari. Kontrolli ynë i imët, bëhet pa asnjë tolerancë deri tek ushqimi që përdoret në ferma, stalla e pulari për shpendët e kafshët. Kontroll bëhet edhe për farërat, fidanat e plehrat kimike që përdoren në bujqësi, duke pasur prioritet prodhimin agro-ushqimor që realizohet në stabilimente e linja përpunimi, apo edhe në mënyrë artizanale (punishte) prej prodhuesve familjarë. Qarku Gjirokastër, ka 2 pika kalimi doganore-kufitare tokësore një në Kakavijë dhe tjetra në tri Urat në Përmet, ndër të cilat Kakavija është me aktivitet të madh importi ushqimor edhe në shkallë vendi. Kalimi i produkteve ushqimore dhe lëndëve të para për prodhime ushqimore mbahet nën kontroll të plotë e të përhershëm nga inspektorët e AKU, por edhe me kontroll e monitorim bashkëpunues me AKU-n qendrore, policinë kufitare, policinë e rendit, tatimet, doganat, shëndetësinë e madje edhe me homologët grekë të ushqimit, me të cilët kemi bashkëveprim të përhershëm dhe efikas. 
——————— 
Bashkëpunim me subjektet tregtare e prodhuese
Për herë të parë, AKU e Qarkut Gjirokastër ka futur një element shumë funksional në shërbimin e kontrollit mbi ushqimin, duke hartuar dhe zbatuar një plan bashkëpunimi të detajuar me subjektet prodhuese e tregtare, për të menaxhuar me vigjilencë e korrektësi sigurinë e lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore që tërheqin nga tregu vendas e importi. Në këtë bashkëpunim, prioritet i është dhënë ndërgjegjësimit, qartësisë dhe detyrimit ligjor ndaj të prodhuesit ushqimor shqiptar, që të bëjnë kujdes për të krijuar siguri në ushqimin që prodhojnë e madje edhe gjatë fazave të sigurisë së këtij produkti, deri sa e çojnë në treg. 
—————————————————–
Ja 15 drejtimet kryesore, të platformës vepruese të AKU-Qarku Gjirokastër
1. Krijimin e bindjes, se siguria Ushqimore është shërbimi më i rëndësishëm jetik
2. Krijimi i lidhjeve të reja bashkëpunuese efiçente me OBU dhe AKU e Shqipërisë
3. Orientimi dhe këmbëngulja ndaj subjekteve, par ta përmirësuar në vazhdimësi hallkat që garantojnë ushqim të sigurt
4. Formalizimi i institucionit të AKU së Qarkut, si institucion i vetëm që garanton sigurinë ushqimore në vend
5. Kontrolli i sigurisë dhe standardeve të tjerë të tregjeve e prodhimit ushqimor është shtuar 4 herë më shumë për vitet 2014-2015, jo vetëm si numër inspektimesh të realizuar, por si efektivitet kontrolli
6. Eshtë bërë ndërgjegjësimi i subjekteve që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, nëpërmjet aplikimit të gjobave dhe vjeljes së tyre
7. Të gjitha subjektet që prodhojnë e tregtojnë bukë, kanë përmirësuar kushtet e prodhimit, produkti bukës tregtohet në ambalazh letër në gjithë territorin e qarkut
8. Të gjithë dyqanet e tregtimit të mishit, i janë përshtatur kërkesave që duhet të plotesojë një subjekt i tillë 
9. Eshtë eleminuar therja e bagëtive e shpendëve dhe tregtimi i mishit të tyre në rruge e pika të pa miratuara
10. Eshtë eleminuar shitja ambulante e peshkut dhe prodhimeve të detit
11. Kontrolli veterinar i mishit bëhet ni mënyrë rigoroze në thertore dhe pikat e therjes, zbatohet ligji për gjurmueshmërinë e këtij produkti
12. Jemi në përfundim të etiketimit dhe çertifikimit të të gjithë produkteve ushqimore që prodhohen në qark, si :prodhimet e qumështit, pijeve alkolike, kompostot, reçelnat, mjaltit etj.
13. Objekt kontrolli e veprimi është eleminimi nga tregu i produkteve që ju ka përfunduar afati kohor i konsumit (skadenca).
14. Konformë legjislacionit Shqiptare në pikën kufitare-doganore Kakavije, ushtrohet kontroll i rreptë i produkteve që hyjnë në territorin e Shqipërisë
1. Funksionimi i laboratorit rajonal të ristrukturuar e të kompletuar të kontrollit ushqimor, me dy sektorë: Kontrolli Fiziko-Kimik dhe Bakterologjik
Sigal