Sigal

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, zv.kryeministri Erion Braçe nuk komentoi për marrëdhënien aktuale me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, por i njohu meritën Metës, Nanos e politikanëve të tjerë të vjetër të PS-së për formimin e tij si politikanë.

“Fatos Nano i jam shumë mirënjohës për një pjesë të formimit tim, mendimin e lirë dhe kundërshtues edhe brenda PS. Nuk e mendoj dot veten në një parti si PD që ka drejtuar Sali Berisha”.

Ndonëse dihet se aktualisht Braçe e Meta nuk ruajnë marrëdhënie të mira, zv. Kryeministri nuk ushqen ide për shkarkimin e Presidentit.

“Presidenti I Republikës nuk mund të shkarkohet asnjëherë në këtë vend. Kërkon 2/3 e votave në parlament dhe po ashtu duhet të kalojë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, – tha Braçe.