Botuesit: Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet të organizojë shpërndarjen e teksteve shkollore fituese

590
MAS për vitin shkollor 2015-2016 dhe për vitin shkollor 2016-2017 ka organizuar dy konkurse për tekstet shkollore.
Për realizimin me sukses të konkurseve është bërë një punë voluminoze dhe cilësore parapërgatitore. 

1. Është përgatitur paketa e re informuese Altertekst. 

2. Janë përgatitur planet e reja mësimore për çdo lëndë. 

4. Ka përgatitur standardet e pranimit në konkurs për çdo lëndë. 

5. Cakton lëndët dhe datën e zhvillimit të konkursit .

6. Organizon Komisionin e Vlerësimit të Teksteve.

7. Përgatit materiale udhëzuese për KVT për njohjen e anëtarëve me standardet dhe programet mësimore sipas lëndëve përkatëse. 

8. Komisioni i Vlerësimit të Teksteve recenzon tekstet e paraqitura në konkurs.

9. Komisioni i Vlerësimit të Teksteve, përgatit vërejtjet për çdo tekst. Shtëpitë botuese ripunojnë tekstin përpara se të shpërndahet në shkolla për përzgjedhje.

10. Komisioni e Miratimit të Teksteve miraton tri alternativa për çdo tekst. 

11. Udhëzon DAR/ZA të mos komunikojnë me mësues dhe drejtues të shkollave për përzgjedhjen e teksteve shkollore.

12. Udhëzon drejtoritë e shkollave për përzgjedhjen e teksteve alternative. 

MAS dhe DAR/ZA tërhiqen dhe presin përzgjedhjen e teksteve nga shkollat. 

Fillon faza e dytë. Mbas tërë kësaj pune voluminoze fillon puna e shtëpive botuese për t’u përzgjedhur libri i tyre në shkolla. 

Mos organizimi nga institucionet kompetente në përzgjedhjen e teksteve lë shteg për të rikthyer korrupsionin pasiv. Tashmë dihet se përzgjedhja e teksteve në të kaluarën ka qenë mbi baza subjektive. 

Ministria preu lidhjen e korrupsionit Ministri-Drejtori Arsimore, por në terren rifilloi lidhja Shkollë –Shtëpi botuese. 
Po japim një shembull pa emërtim dërguar shtëpive botuese.

Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan
Zyra Arsimore…………..
Shkolla 9-vjeçare …………………….
më 22.06. 2016
Porosia e teksteve për klasat 1,2,6,7. Viti shkollor 2016-2017
Në këtë shkresë dërguar disa shtëpive botuese renditen tekstet e përzgjedhura nga mësuesit.

Së pari: Shkresa të lë të kuptosh se kërkesa e teksteve ka kaluar në DAR/ZA, është miratuar dhe pastaj dërguar në shtëpitë botuese. 
Së dyti Lënia e lirë e përzgjedhjes së teksteve nga shkolla ka forcuar zinxhirin 
Shkollë-Shtëpi botuese. 
Po e ilustrojmë po me këtë shkresë zyrtare. 
* Shtëpia botuese x në dy konkurset e zhvilluara nga MAS ka fituar 17 tekste shkollore.
Është normale që një shtëpi botuese mund të fitojë disa tekste ( bëhet fjalë për tekstet e klasës 1,2,6,7). Por si shpjegohet që të 17 tekstet janë përzgjedhur nga kjo shkollë?
* Shtëpia Botuese y në dy konkurset e zhvilluara nga MAS ka fituar 9 tekste. Kjo shkollë ka përzgjedhur të 9-t . 
* Lind pyetja: Rastësisht u përzgjodhën të gjitha tekstet e fituara nga këto dy shtëpi botuese?

* Lind pyetja: A duhet t’u lihet përzgjedhja e teksteve nga shkollat kur ato një vit nuk do të licencohen nga MAS? 

* Lind pyetja: A mund t’u lihet mësuesve të ciklit të ulët të përzgjedhin nga 29 tekste alternative për klasën e parë dhe për klasën e dytë 9 tekste? 
Nuk po përmend se për cilën shkollë bëhet fjalë, sepse janë shumë që për inerci zgjedhin tekstet

e shtëpive botuese me të cilët kanë punuar prej vitesh ( nëse dikujt i intereson mund t’ia jap shkollën). 

Për herë të parë MAS për të realizuar tekste me përmbajtje shkencore dhe me një gjuhë sipas standardeve nuk i certifikon vitin e parë. Në fund të vitit mësuesit dërgojnë vërejtjet pozitive ose negative për tekstin e punuar. 

Mos certifikimi që në vitin e parë është një nismë pozitive, e cila mund të krijojë barazi në shpërndarjen e tri teksteve alternative.

Në përzgjedhjen e teksteve nga mësuesit për vitin shkollor 2015-2016 shumë tekste nuk u përzgjodhën për arsye subjektive, sepse ndoqën tekstet e viteve të kaluara. U përsërit eksperienca e hidhur e viteve të kaluara, që shumë tekste të mira nuk u përzgjodhën në fillim në shkolla dhe u harruan në raftet e shkollave, nëse janë të inventarizuara. 

Tenderi në Ministri të ndryshme realizohet edhe me dhënien e një objekti. Kush fiton tenderin vazhdon të realizojë projektin.
Konkursi në MAS realizohet me tre alternativa të teksteve për një lëndë ( konkursi është një formë tenderi). Çfarë u jep MAS këtyre teksteve fituese. Një çorganizim në përzgjedhjen e tyre, një humbje në vlerë monetare, një largim në pjesëmarrje në konkurset e ardhshme, një vazhdim i të njëjtave tekste që nga viti 2005. 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës që nga viti 2005-2011 tekstet fituese të shpërndara në 2000 shkolla i subvenciononte me vlerë leku. 
Sot për të shpërndarë vetëm një tekst në 2000 shkolla kërkon një shpenzim prej 3 milion lekë. Nëse një shtëpi botuese ka tre ose katër tekste të fituara shpenzimi është i pallogaritshëm nëse nuk përzgjidhet nga shkollat, megjithëse mund të jetë një tekst shumë i mirë.

Për të rritur cilësinë e teksteve shkollore ka ardhur koha, që vitin e parë, tekstet alternative të shpërndahen në mënyrë të organizuar dhe të barabartë në shkolla. 
Sepse: 
* Tekstet fituese janë realizuar mbi bazën e një programi ku temat mësimore, konceptet shkencore dhe gjuhësore janë të njëjta.
* Tekstet fituese janë vlerësuar nga i njëjti komision.
* Tekstet fituese janë miratuar nga MAS (Komisioni i Miratimit të Teksteve, pranë kësaj ministrie).
* Tekstet fituese të shpërndara në shkolla vitin e parë në mënyrë të programuar lind diskutimin në mes të mësuesve. Në shumicën e shkollave më parë, brenda një rrethi zgjidhej i njëjti tekst alternativ ku ekskluzivitetin në masën 90% në lëndën e matematikës e kishte vetëm një shtëpi botuese ,për lëndën e fizikës një shtëpi botuese tjetër, për lëndën e gjuhës e kishte përsëri një shtëpi botuese tjetër.
Ky fenomen vazhdon edhe tani. Hapni kërkesat e shkollave të Tiranës drejtuar shtëpive botuese.
Janë kërkesa për të njëjtin tekst pavarësisht se shtëpi të tjera kanë fituar në tekstin analog. 
* Nëse përzgjedhja në vitin e parë do të jetë e organizuar . Tekstin në përdorim mësuesit e krahasojnë me tekstet e tjera alternative për të njëjtën lëndë dhe përzgjedhja vitin e dytë nga mësuesit është më e qëndrueshme për përdorimin e tij edhe për vitet e ardhshme. 
DAR/ZA duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces revolucionarizimi jo vetëm të shkollës, por edhe të teksteve shkollore.
Inspektorët e DAR/ZA krahas profilit lëndor janë ndarë edhe sipas grup shkollave për të ndjekur problemet, për të dhënë udhëzime sipas programit të DAR/ZA etj.

Kjo ndarje e teksteve alternative nëse studiohet si një alternativë e realizueshme mund të bëhet sipas grup shkollave. 
Duke u shpërndarë vitin e parë sipas një grafiku MAS krijon një barazi mes teksteve fituese.
Teksti fiton, por edhe vlerësohet, nuk i lihet rastësisë në përzgjedhjen e tij, krijon perspektivë që
të rritet cilësia e teksteve nga një konkurs në një tjetër.
Reforma në Altertekst duhet të vazhdojë.
Sigal