Borxhi tatimor, bizneset e vogla më tepër detyrime të papaguara

521
Bizneset e vogla janë ato që kanë pjesën më të madhe të borxhit tatimor. Kryesisht borxhet janë të lidhura me mos-deklarimin e sigurimeve, por edhe me vonesat e pagesave. Erion Prifti deklaron që ka edhe biznese të mëdha që kanë detyrime por këto janë borxhe të vjetra. Aktualisht, drejtoria e tatimeve nuk ka një shifër konkrete për borxhin në tërësi
Erion Prifti: “ Shpresoj që brenda datës 20, do keni të reflektuar vlerat reale të borxhit. Ajo për çfarë po flasim sot ka të bëjë me subjekte të cilat janë të brezave të ndryshëm të biznesit. Pjesa më e madhe janë biznese të vogla, që janë pezulluar në rastin e mos-deklarimit në afat të detyrimeve të tyre, mos pagimit të kontributeve për sigurinë shoqërore. Por kemi dhe biznese të mëdhaja, janë historike. Kemi gjetur biznese që kanë krijuar borxhin ndaj administratës tatimore që prej vitit 2008 ”.
Rënia e TVSH-së për muajt e parë të 2015-s shpjegohet me një planifikim më të lartë nga qeveria edhe pse në krahasim nga një vit më parë rezultatet janë më pozitive.
Erion Prifti: “Po të krahasoni shifrat e grumbulluar të administratës tatimore për këtë periudhë kohore krahasuar me vitin e kaluar apo dhe me dy vjet më para, do shikoni që ka një rritje galopante të mbledhjes së tvsh-së”
Drejtoria Tatimore ka sqaruar se rritja e numrit të bizneseve që kanë borxh tatimor, ka ardhur si pasojë e ndryshimeve ligjore në bazë të të cilave në listën e bizneseve që kanë borxh futen edhe ato me mbi 1 mijë lekë. Aktualisht numri i subjekteve që kanë një borxh ndaj administratës tatimore është 16,080.
Sigal