ARRSH: Vini zinxhirët në rrugën e Dardhës

388
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në qarkun eKorçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Aktualisht po punohet  Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës.
Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.

Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, nënvizoi ARRSH.