Borë e ngricë, ja gjendja e rrugëve nga Jugu në Veri. Ku rekomandohen zinxhirët

99

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se rajoni Jugor i vendit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.

Në të gjitha akset e tjera kombëtare, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë.

“Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rajoni Qendror, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera qarkullimi vazhdon normalisht.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.

Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen 🚜 në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta”, thuhet në njoftim.