Bora zbardh jugun e veriun, bllokohen disa fshatra, mungon energjia. Vjosa del nga shtrati

574
Temperaturat janë nën zero në të gjithë vendin, ndërsa reshjet e borës dhe shiut vijojnë të krijojnë probleme. Mëngjesin e kësaj të diele raportohet për rrugë të pakalueshme, fshatra të tërë të bllokuar në veri dhe juglindje nga reshjet e borës, por edhe nga rrëshqitjet e dherave. Sakaq në Fier problem përbën fryrja e Vjosës. Raportohet se lumi ka arritur pikën maksimale të prurjeve, ndërsa ka dalë pjesërisht nga shtrati në zonën e Novoselës në Vlorë. Reshjet intensive të borës vijojnë në Korçë e Kukës. Në Dardhë trashësia e borës arrin në 50 centimetra, po ashtu edhe në Kukës trashësia e borës arrin 30 deri në 50 centimetra. Bora ka zbardhur sot edhe malin e Dajtit. Problematike vërehet situata në zonën e Burrelit, Korcës dhe Kukësit ku si pasojë e defekteve ne fidera, kanë mbetur pa energji zona të tëra.
RIKTHEHET ENERGJIA ELEKTRIKE NË VOSKOPOJE
Në vijim të informacioneve për situatën e furnizimit me energji elektrike, OSHEE bën me dije se është rikthyer energjia në fidrin e Voskopojës, e cila ka qenë me defekt që prej pasdites së djeshme rreth orës 16:45. Nga informacionet e dispecerisë qendrore në OSHEE, pas një pune intensive të grupeve të avarive që gjenden në terren, prej mëngjesit të sotëm ka vijuar puna dhe në orën 11:40 është rikthyer energjia në të gjithë zonën e Voskopojës që furnizohet nga ky fider.
OSHEE: 11 FIDERA PA ENERGJI
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me përparësi situatën e furnizimit me energji të gjithë konsumatorëve, pas problemeve të shfaqura në rrjetin elektrik, me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve intensive të shiut dhe borës në zonat malore. Shtabi i divizionit të Shpërndarjes në OSHEE ka hartuar një plan masash duke angazhuar në terren rreth 1867 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale të OSHEE të cilët lokalizojnë defektet dhe marrin masa për riparimin sa më shpejt të avarive në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Vëmendje i është kushtuar investimit në logjistikë për monitorimin dhe minimizimin e numrit të defekteve dhe kohëzgjatjes së tyre. Prane Drejtorise Qendrore te OSHEE funksionon sistemi Call Center, i cili do te rrise efektivitetin e zgjidhjes se difekteve, pas raportimin prane kesaj qendre te problematikave ne furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit. Pranë Dispecerisë TL Qender po ndiqet rregjimi i punës së pajisjeve, ngarkesat në transformatorët e fuqise, ngarkesat në linjat 35 kV si dhe fidrat që mund të paraqesin probleme mbingarkese. Me seriozitet ndiqet shperndarja e flukseve gjate oreve te pikut 17.00 – 22.00. Aktualisht, referuar informacionit të orës 12.00, në të gjithë vendin janë 11 fidera gjithsej pa energji elektrike nga 35 te evidentuara ne mengjes. Më problematike vërehet situata në zonën e Burrelit, Korcës dhe Kukësit ku konkretisht, në zonën e Burrelit po punohet për zëvendësimin e dy transformatorëve të demtuar në fidrin Sllove i Peshkopisë. Grupet e punës së avarite të OSHEE po punojnë për riparimin e difekteve me gjithë vështiresitë në terren të krijuara nga reshjet e borës dhe era e fortë. Grupet e punes janë të mbështetura me të gjithe logjistikën si bazë materiale, automjete dhe vegla pune. Në zonën e Korcës dhe Kukës është bërë i mundur riparimi i difekteve në disa fidra dhe vazhdon puna për riparimin e difekteve pavarësisht trashësisë së borës në zonat e thella ku janë shfaqur defekte në linja si këputje përcjellësash, dëmtim të izolatorëve.
Zonat pa energji sipas rajoneve
Rajoni Burrel: Arras, Fushe Çidhe,Lazrej, Mustafe, Kom.Arra, Bardhaj, Lufaj, Dierre.
Zona Lushnje: Komuna Ballagat
Rajoni Durres: Zona Golem, Hamallaj.
Rajoni Elbasan: Paper, Bradashesh, Lunik, Polis, Zona Cerrunje pjeserisht, Rrjace, Orenje, Zona Stravaj.
Rajoni Fier: Lagja Kryengritje ne Fier
Zona Gjirokaster: Lazarat
Rajoni Korce: Cerrave, Vlocisht, Voskopoje, Liqenas, Bucimas, Trebinje
Rajoni Kukes: Lekbibaj, Pac, Kam, Nikolice, Mamez, suroj ,Vile.
Rajoni Shkoder: Arrez Miliska, Koman, Kelmend, rrethinat Lezhe
Rajoni Tirane: Pjeserisht Mullet, Shengjergj, Pjeserisht Zall Bastar.
Rajoni Vlore: Gorishte, Vranisht Pjeserisht
Pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janë grupet e gadishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë.
Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovorët janë në punë.
Fiderat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të vecantë janë të gjithë në punë.
Te gjithe nenstacionet ne skeme normale furnizimi
Te gjithe linjat 35kV ne pune.
Sigal

EMERGJENCAT CIVILE: SITUATA NGA RESHJET DHE MASAT E MARRA

Gjatë 24 orëve të kaluara deri në mesnatë mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira dhe reshje. Në lartësitë mbi 700 m reshjet kanë qenë në formë dëbore.

Qarku Kukës 
Moti në të gjithë qarkun, deri në mesnatën e kaluar, ka qënë me reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruara me erëra të fuqishme. Temperatura e rregjistruara -4 deri në 5 gradë celsius. Lartësia mesatare e dëborës është në zonat urbane rreth 20 cm, kurse rurale 30-40 cm.

Situata në akset rrugore

Akset kombëtare: Të gjitha akset nacionale aktualisht janë në përgjithësi të qarkullueshme pa zinxhirë, por në disa segmente të rrethit të Tropojës, për siguri përdoren zinxhirë.
Anes Rrugës se Kombit trashësia e dëborës është 45 cm, por mbi trupin e rrugës nuk ka dëbore sepse 8 borëpastrueset janë vazhdimisht në punë.
Aksi Kolsh-Qaf Shllak, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Kukës-Draj Reç, trashësia e dëborës 25 cm, po punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.
Kukës-Ura e Zapodit, trashësia e dëborës 20 cm, po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Kukës-Krumë, në Qaf të Toblit, trashësia e dëborës është 30 cm dhe punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
Krumë-Qafe Prushi-Kam, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
Plepa-Kam-Sopot, trashësia e borës në Qafë Luzhë 40 cm, punojnë 2 borëpastruese, 2 fadroma.
Bajram Curri-Valbonë, trashësia e dëborës 35 cm, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. B.Curri-Qafe Morinë, trashësia e dëborës 8 cm, punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
B.Curri-Fierzë, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë, trashësia e dëborës në zonën e Lekbibaj 35 cm.
Akset rrugore në administrim të bashkive
Në Bashkinë Kukës: si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave të skarpatës fshati Lojme është i bllokuar.
Në këtë segment rrugor për arsye sigurie nuk mund të ndërhyhet as me mjete dhe as me njerëz. Nga era e fuqishme ka grumbullime të dëborës e bllokim të rrugëve lidhëse me fshatrat Buzëmadhe e Çaj, të Njësisë Administrative Grykë-Çaj, si dhe një pjesë e fshatrave në Njësinë Administrative Zapod.
Akset rrugore në administrim të bashkive

Në Bashkinë Kukës si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave të skarpatës fshati Lojme është i bllokuar. Në këtë segment rrugor për arsye sigurie nuk mund të ndërhyhet as me mjete dhe as me njerëz. Në bashkinë Kukës si pasojë e motit aktualisht janë pa energji: Njësitë Administrative Grykë-Çaj, Kalis, Bushtricë dhe Arrën, të cilët furnizohen nga Nënstacioni në Fushë Aliaj, Peshkopi, i cili ka një defekti në rrjetin e furnizimit. Njësitë Administrative Bicaj, Ujmisht e Tërthore, gjithashtu janë pa energji nga rrëzimi i shtyllave dhe këputja e telave nga era e fortë.

Bashkia Tropojë – Njësia Administrative Lekbibaj.
Bashkia Has: Njësia Administrative Golaj, fshatrat Vlahën e Nikoliç. Grupet e punës të OSHEE po punojnë për eliminimin e defekteve.
Qarku Dibër
Në këtë qark deri në mesnatë ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 800 m reshjet kanë qenë në formë dëbore, por jo intensive. Akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës. Në disa segmente qarkullimi bëhet me zinxhirë. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri të plotë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe trajtimi i tyre me kripë e skorje.

Lartësia e dëborës sipas njësive administrative:
Njësia administrative Kala e Dodes 15 cm.
Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës qarkullohet me vështirësi me zinxhirë.
Njësia administrative Lurë rreth 35 cm, aksi rrugor Lurë-Kurbnesh-Rëshen për momentin i bllokuar.
Njësia administrative Sllovë 15 cm, rruga kombëtare e kalueshme.
Njësia administrative Selishtë 30 cm, aksi rrugor Muhurr-Selisht i bllokuar.
Njësia administrative Arras rreth 5 cm, segmenti rrugor rruga kombëtare-Arras e bllokuar sepse ka patur rrëshqitje dheu në fshatin Grykë Nokë dhe për momentin vazhdon e bllokuar. Njësia administrative po punon për hapjen e saj.
Njësia administrative Melan të bllokuara janë rrugët rurale të fshatrave Bellovë, Cerjan, Zagrad dhe Rapdisht, 20 cm.
Njësia administrative Kastriot 15 cm, janë të bllokuara 2 fshatra Vrajnt dhe Limnjan.
Njësia administrative Ostren 20 cm, rruga Ostren-Trebisht-Gollobordë-Klenjë e bllokuar. Njësia administrative Trebisht 40 cm, aksi rrugor Ura e Çerenecit-Stëbleve për momentin i bllokuar, por subjekti kontraktues po punon me mjete për hapjen e saj.
Njësia administrative Gjoricë trashësia e dëborës 8 cm, rrugët janë të bllokuara vetëm në fshatrat Lubalesh dhe Veçisht.
Njësia administrative Zerqan trashësia e dëborës 25 cm dhe rrugët janë të bllokuara. Gollobordë-Trebisht e bllokuar.
Krastë- Qafë Bualli e kalueshme me zinxhir. Njësia administrative Xibër e bllokuar. Njësia administrative Macukull e bllokuar.
Në Njësinë administrative Kala e Dodës, Shupenzë, Xibër, Macukull mungon energjia elektrike.
Qarku Elbasan
Në qarkun e Elbasanit ka patur reshje mesatere shiu dhe në lartësinë mbi 600 m reshjet kanë qënë në formë dëbore. Në rrugët kombëtare dhe rurale ka prezencë të dëborës, por jo ne rrugë. Në aksin Elbasan-Librazhd ka vështirësi në qarkullim për shkak të rënies së inerteve. Subjekti kontraktues ka ndërhyrë me mjete duke larguar inertet dhe pastruar rrugën. Në segmentin Prenjas-Qafë Thanë ka rreth 20 cm dëborë, por qarkullimi vazhdon pandërprerje duke përdorur zinxhirët. Në aksin Librazhd- Stëblevë, ka rreth 20 cm dëborë dhe qarkullimi bëhet me vështirësi. Subjekti kontraktor ka angazhuar dy mjete për largimin e dëborës. Për shkak të rënies së reshjeve ka patur rritje të nivelit të ujit në lumin Devoll dhe rruga Banjë-Gramsh ka funksionuar deri në mesanatë nga pjesa e poshtme mbi liqenin e Hidrocentralit, kurse sot në mëngjes niveli i liqenit është rritur duke përmbytur rrugën e vjetër dhe qarkullimi Elbasan – Gramsh bëhet nga segmenti Llixha – Gramsh.
Qarku Lezhë
Në qarkun e Lezhës reshjet e shiut kanë vazhduar deri në orën 22:30 me intesitet mesatar. Në disa zona të rrethit të Mirditës reshjet kanë qënë të dobëta në formë dëbore. Të gjithë hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në Rrugën e Kombit, në fshatin Skuraj, të Njësisë Administrative Milot, për riparimin e argjinaturës së dëmtuar nga prurjet e lumit Mat, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë punuar 20 mjete transporti, 6 kamionë vetëshkarkues të tonazhit të rëndë nga Forcat Ushtarake, kurse 10 kamionë të tonazhit të mesëm, 3 eskavatorë dhe 1 fadromë janë angazhuar nga subjekti kontraktues.
Qarku Shkodër
Në bashkinë e Shkodrës ka patur reshje shiu mesatare, kurse në Njësitë administrative Pult, Shosh dhe Shalë ka patur reshje të dobëta dëbore. Në Njësinë administrative Kelmend, të bashkisë Malësi e Madhe dhe bashkinë e Pukës reshjet kanë qënë të pakta, por për shkak të uljes së madhe të temperaturës deri në -6 gradë celcius ato kanë qënë në formë akulli. Rrugët kombëtare dhe rurale në rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të kushteve të motit dhe ngricave.Në rrugët kombëtare dhe rurale të rrethit të Pukës, si  Qafë Mali- Qafë Shllak- Fierzë, Fushë Arrzë- Bardhoc ka vështirësi kalimi për shkak të ngricave, por rrugët janë të hapura dhe subjekti kontraktor po i trajton ato vazhdimisht me kripë. Vetëm segmenti rrugor Bardhet-Iballë vazhdon i bllokuar. Në rrethin e Pukës ka probleme të shpeshta me ndërprerje të energjisë elektrike. Një pjesë e konsiderueshme e zonave rurale janë pa energji për shkak të këputjes së telave nga akulli. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
Qarku Korçë
Në të gjithë qarkun ka patur reshje mesatare shiu, kurse në zonat malore reshjet kanë qënë në formë dëbore. Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të dëborës. Rrugët kombëtare Qafë Thanë-Qafë Plloçë, në Qafë Plloçë, Qafë Qarri dhe Qafë Bigllë, të fshatit turistik Dardhë ka prezencë të dëborës dhe vazhdojnë reshjet me intesitet mesatar. Nuk ka bllokime të rrugëve por në disa segmente rrugore qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në të gjithë qarkun ka rënë dëborë në lartësinë 15 cm, kurse në fshatin turistik Dardhë trashesia e dëborës është 40cm. Rruga Boboshticë-Dardhë është e kalueshme me zinxhirë. Ka vështirësi në qarkullin e mjeteve në rrugën Korçë-Voskopojë, për shkak të dëborës së rënë dhe në Qafën e Qarrit, në segmentin rrugor Korçë–Ersekë, për shkak të ngricës. Probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nuk ka patur.
Qarku Berat
Në këtë qark deri në mesnatë pati rënie të reshjeve mesatare të shiut, kryesisht në rrethin e Beratit dhe të Skraparit. Në zonat malore të Skraparit reshjet ishin intensive dëbore. Ujrat e lumenjve në këtë qark u rritën dhe lumi i Osumit doli nga shtrati në territorin e bashkisë së Urës Vajgurore, duke përmbytur 4 banesa dhe rrethuar nga uji 10 të tjera. Strukturat e emergjencës evakuuan 4 familjet duke i strehuar tek të afërmit e tyre. Ujrat e lumit dolën edhe në territoret e Njësive administrative Velabish dhe Otllak duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore. Pas mesnate prurjet u ulën dhe tashmë niveli i tyre është normal dhe nuk ka probleme.
Qarku Tiranë
Në të gjithë qarkun e Tiranës ka pasur reshje mesatare shiu, në pjesën malore të bashkisë të Tiranës si Njësia administrative, Dajt, Shëngjergj, Zall Bastar, reshjet kanë qënë në formë dëbore dhe lartësia në disa vende arriti rreth 15 cm. Gjendja e lumit të Tiranës në pjesën e poshtme të urës së Kamzës, nuk ka rritje të nivelit të prurjeve. Përfaqësuesit e emergjencave të bashkisë po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për evakuimin e familjeve, në qoftëse do të rrezikohen nga përmbytja. Për familjet është përgatitur një strehim provizor në konviktet e Universitetit Bujqësor. Forcat dhe mjetet e bashkisë së Tiranës janë në gadishmëri për të bërë evakuimin e tyre.

Qarku VlorëGjatë ditës së djeshme në të gjithë qarkun pati reshje mesatare shiu, kurse në zonat malore reshje dëbore. Në Qafën e Llogarasë lartësia e dëborës shkoi deri në 10 cm dhe në vendin e quajtur “Pisha Flamur”, u bllokuan disa mjete nga prezenca e dëborës në trupin e rrugës. Mjetet e subjektit kontraktues ndërhynë duke pastruar dëborën dhe trajtuar me kripë. Më pas qarkullimi u normalizua plotësisht. Prezencë të rritur uji pati edhe në qytetin e Vlorës sidomos në vendin Pusi i Mezinit. Forcat dhe mjetet e bashkisë ndërhynë duke normalizuar situatën.

Qarku Gjirokastër
Në të gjithë qarkun ka reshje mesatare shiu. Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme. Gjatë natës Lumi i Vjosës rriti së tepërmi prurjet e tij, sidomos nga pjesa që vjen prej burimeve në tokën greke.Në pikën hidrometrike të Memaliajt iu afrua nivelit kritik, por me ndërprerjen e natës prurjet u ulën dhe ujrat nuk rrezikuan të dilnin nga shtrati. Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.
VJOSA DEL PJESËRISHT NGA SHTRATI NË ZONËN E NOVOSELËS
Lumi Vjosa ka dalë pjesërisht nga shtrati në zonën e Novoselës në Vlorë. Siç raportohet, uji nuk ka arritur ende në afërsi të banesave të zonës, por banorët kanë filluar të marrin masat.
FIER, VJOSA KA PRURJE MAKSIMALE, NDODHET NË PIKË KRITIKE
Sakaq në Fier problem përbën fryrja e Vjosës. Raportohet se luumi ka arritur pikën maksimale të prurjeve. Prefekti Xhevit Bushaj ka deklaruar se për momentin situata është nën kontroll.
MALI I DAJTIT MBULOHET NGA DËBORA
Në kryeqytet sot është regjistruar temperatura -4 gradë celsius. Gjatë natës ka pasur reshje shiu, ndërsa në malin e Dajtit ato janë zëvendësuar nga bora.
MOTI I KEQ, ZHBLLOKOHET AKSI RRUGOR GRAMSH-KORÇË
Si pasojë e motit të keq, raportohet për probleme në fshatin Mashan të Gramshit, ku rrëshqitja e dherave ka bllokuar rrugën, duke bërë të pakalueshëm për mjetet për disa orë aksin rrugor Gramsh-Korçë. Të bllokuar vijojnë të jenë në Gramsh edhe fshatrat, Kukur, Sult, Poroçan, siç bën me dije shefi i Emergjencave Civile, Minella Verushi.
KORCË, TRASHËSIA E BORËS 50 CM, JA SITUATA NË RRUGË
Në Dardhë trashësia e borës arrin në 50 centimetra, ndërsa nga reshjet e borës, probleme ka pasur në akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
KUKËS, RESHJE INTENSIVE BORE
Në Kukës vazhdojnë reshjet e borës me intensitet. Në disa zona trashësia e dëborës arrin nga 30 deri në 50 centimetra. Të kalueshme me zinxhirë janë akset. Kalimash-Morinë, aksi Kukës-Krumë-Qafë Prush. Ndërsa të bllokuara janë rrughët që të çojnë në fshatrat Zapod, Topojan, Shishtavec, Kalis, Arrën, Grykecaj. Si pasojë e reshjeve të borës ka ndodhur një defekt në fider duke lënë pa energji fshatrat Kolsh dhe Kalimash.