Sigal

Prej tre ditësh në Dukagjin vijojnë që të jenë të bllokuara 30 familje si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë rënë në javën e fundit. Bora ka bllokuar rrugët duke i izoluar, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë nga shteti për të ndërhyrë me qëllim hapjen e rrugës. Ndërkohë që sipas ARRSH akset nacionale janë të gjitha të kalueshme. Në disa segmente rekomandohet përdorimi i zinxhirë për shkak të ngricave të akullit, sidomos në rajonin verior dhe verilindor ndërsa në zonat në juglindje qarkullimi zhvillohet normalisht.