Sigal

Reshjet e para të dëborës, kanë zbardhur ditën e sotme fshatin turistik të Dardhës në Korçë. Një nga destinacionet më të bukura turistike që ka vendi jonë është zbukuruar edhe më shumë sot falë bardhësisë së dëborës.

Ulja drastike e temperaturave ka sjellë reshjet e dëborës në Dardhë të cilat kanë arritur në 5 cm.

Vetëm 18 km larg Korçës aventura dimërore po pret të apasionuarit pas turizmit të bardhë.

Rezervimet ne bujtinat dhe ambientet mikpritëse për ata që zgjedhin juglindjen e vendit nisin herët sepse një ditë para fundjavës nuk ka më vende.