BMW do të tërheqë mbi 41 mijë automjete në Kinë

531
Prodhuesi i automjeteve BMW do të tërheqë 41.685 automjete nga Kina, për shkak të defektit të “airbag”-ut të automjeteve.
Drejtoria për Inspektim dhe Karantinë e Kinës, njoftoi se tërheqja e automjeteve të BMW-së e cila do të fillojë më 9 tetor do të bëhet për shkak të defetktit të “airbag”-ut.
Bëhet e ditur se tërheqja përfshin 41.685 automjete nga modele të ndryshme të prodhuara nga data 2 shkurt deri më 22 nëntor të vitit 2012. Sipas deklaratës, gjatë fryerjes së “airbag”-ut, paraqitet rreziku për defekt në pedalin e gazit.
Sigal