Blushi: Masivisht në zgjedhje për të shkarkuar Ramën

591
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, u shpreh se shqiptarët duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, për të shkarkuar kryeministrin Edi Rama. Në emisionin “Të paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, Blushi akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur paratë e shqiptarëve në këto 4 vite qeverisje. “Unë nuk mund ta them tani sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, por di të them që Edi Rama do të shkarkohet si i paaftë. Të tre palët janë të pavotueshme, asnjëri nuk ka një plan për përmirësimin e situatës së shqiptarëve. E kane mendjen te tepsia. Rama është kryeministri i vetëm në Europë, që thotë “më jepni tepsinë”. I flet subkoshienca, është një grykës. Nuk ka lënë trotuar, shkollë, lulishte, pa ngrënë. E prapë kërkon tepsinë. E vetmja arsye pse shqiptarët duhet të dalin të votojnë më 25 qershor, është që të shkarkojnë Ramën. Ashtu si në 2013. Edhe atëherë nuk fitoi Rama, por humbi Berisha”, u shpreh kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.
Sigal