Bllokoi rrugën me bagëtinë, policia ndalon fermerin shkodran

558
Një fermer nga Shkodra u bë protagonist ditën e sotme pasi bllokoi rrugën nacionale Lezhë-Shkodër me dhitë e tij.

Por ky veprim i ka kushtuar shumë fermerit Lush Ndoci. Ai është ndaluar nga policia.

Sipas burimeve ai është shoqëruar për në policinë e Shkodrës.

Lush Ndoci mësohet se faturohet çdo muaj nga 30 mijë lekë për çdo muaj, edhe pse nuk ka energji elektrike në shtëpi.
Sigal