Bllokohet Sheshi ‘Shqiponja’, ‘Unaza e Re’ u bashkohet qindra protestuesve

614
Sigal

Është bllokuar në këto momente rrethrrotullimi pranë sheshit Shqiponja në Tiranë.

Janë me mijëra protestues të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja krahët duke mos lejuar të mos kalojnë asnjë mjet që vjen nga qyteti i Durrësit apo anasjelltas.

Në këto momente protestës i janë bashkuar edhe protestues të ‘Unazës së Re’

Protesta do të zgjasë nga ora 18.00 deri në orën 20.00.

Sikundër raportohet edhe drejtuesit e mjeteve i janë bindur bllokimit, duke mos pranuar të përplasen me protestuesit.