Bllokohet rruga për në fshatin Kuç, rrezikon të shembet shpati i malit

728
Policia e Vlorës njofton se për shkak të reshjeve të shumta që vijojnë të bien, aksi rrugor nacional i cili lidh komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohet dhe nuk do të lejohet kalimi në këtë aks i mjeteve apo i këmbësorëve.
Në këtë aks rrugor mund të shkëputet një pjesë e shpatit të malit e cila për pasojë mund të rrezikojë jetët e njerëzve. Shërbimet e Policisë, EC dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen tashmë pranë këtij aksi për të qenë në gatishmëri lidhur me cfarë do ndërhyrje që mund të jetë e nevojshme.
Policia u bën thirrje banorëve të këtyre zonave që për arsye sigurie të mos kalojnë në këtë aks.
Sigal