Bllokohet për 4 orë Kakavija, problem në sistemin e pasaportave greke

511
Sigal

Sot nga ora 16:00 pasdite deri në orën 20:00 të mbrëmjes pika kufitare e Kakavijës do të jetë e bllokuar.

Shkak për këtë gjë është bërë një bllokim në sistemin kompjuterik. Ky problem ka shkaktuar sot radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër si edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Pala greke ka nisur menjëherë punimet për të rregulluar sistemin.

Konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjukuria i cili pas situatës së krijuar ka shkuar në pikën kufitare të Kakavijës është shprehur për mediat shqiptare se nga ana greke, shkak për këtë problem në pikat kufitare është bërë rënia e sistemit të kontrollit të pasaportave të Greqisë.

Sipas konsullit Gjukuria kjo situatë është me të gjitha pikat kufitare dhe jo vetëm në Kakavijë.

“Komunikimi zyrat nga ana greke është se ka rënë sistemi me Shqipërinë për të gjitha pikat kufitare. Na vjen keq për situatën, po punojmë për të zgjidhur situatën:”, është shprehur konsulli shqiptar në Janinë, i cili ka mbërritur në pikën doganore të Kakavijës.