Bllokohet një dyqan mishi në Tiranë

675
Sigal

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë
bllokimin e një dyqani mishi në Tiranë, i cili bënte therjen e paligjshme të
bagëtive. Subjekti i cili tregtonte mish në rrugën “Sitki Çiço” është bllokuar
pasi në kundërshtim me ligjin, fuste kafshët e gjalla brenda në Tiranë dhe më
pas i therte ato në një ambjent pranë dyqanit. Sipas ligjit, kafshët e gjalla
mund të theren vetëm në thertore, të cilat janë kontrolluar dhe çertifikuar nga
shërbimi veterinar. Më pas transportimi i mishit nga këto thertore tek dyqanet,
bëhet nëpërmjet makinave frigoriferike. Inspektorët e AKU kanë bërë
sekuestrimin edhe të një sasie të konsiderueshme mishi pranë këtij dyqani, e
cila është asgjësuar më pas. Ndaj këtij subjekti, përveç bllokimit të
aktivitetit, është marrë edhe masa gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe
marrjen e masave ndaj subjekteve të cilat tregtojnë mish apo produkte të tjera
jashtë standarteve të parashikuara në ligjin për ushqimin.  AKU u bën
thrrje qytetarëve që të denoncojnë çdo abuzim me ushqimet.