Bllokohet në Kroaci, Anija me ‘kripë’ që u arratis nga porti i Durrësit

835
Sigal

Autoritetet portale të Durrësit njoftojnë se anija siriane, e cila u arratis nga brigjet tona disa ditë më parë u bllokua në Kroaci.

Ajo ndodhet ne radën e jashtme, pesë milje larg portit të Rijekës në Kroaci dhe u bllokua menjëherë pas kërkesës së palës shqiptare, e cila njofton se u largua pa plotësuar dokumentacionin.

Anija “Seascaner” me äamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 Qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes hynë në konãkt me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 tonë