Bllokohet fëmija 4-vjeç në banesë, fqinjët alarmojnë policinë dhe zjarrfikësen

491
Sigal

Një fëmijë 4 vjeçar raportohet të jetë bllokuar në banesën e tij ndërkohë që fqinjët kanë alarmuar policinë dhe zjarrfikësen e Gjirokastrës për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Ngjarja po ndodh në këto momente në lagjen “Granica” në Gjirokastër ndërsa fëmija ndodhet i izoluar në katin e dytë të një pallati.

Burime bëjnë me dije se fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikësit të cilët po shkojnë në vendngjarje për të ndërhyrë nga ballkoni apo dritaret.

Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa në vijim do të të përcjellim informacione më të detajuara.