Bllokohet aksi Librazhd- Përrenjas, dheu dhe inertet çajnë përmes rrugës

102
Aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është bllokuar pjesërisht këtë të mërkurë për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Aktualisht lëvizja e automjeteve po kryehet me një sens lëvizje për shkak se dherat kanë bllokuar një pjesë të konsiderueshme të rrugës. Shkak i rrëshqitjes ka qenë përkeqësimi i motit këtë të mërkurë. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të normalizuar qarkullimin e automjeteve ndërsa Emergjencat Civile po punojnë për rikthimin e rrugës në standarte të kalueshme.
Përpos përpjekeve për normalizimin e qarkullimit në këtë aks, situata duket sikur do të shkojë drejt përkeqësimit pasi sipas parashikimit të motit pritet që reshjet të vijojnë të mbajnë një nivel të lartë, teksa pritet që të ketë edhe dëborë.