Bllokohen shtatë persona në Dajt për shkak të borës

589
Reshje të dendura bore kanë rënë gjatë mbrëmjes edhe në Malin e Dajtit, aty ku raportohet të jenë bllokuar mëngjesin e sotëm 7 persona.
Mesohet se personat e bllokuar udhëtonin me dy taksi.
Dy taksitë ishin ngjitur që mbrëmë në malin e Dajtit për të marrë pasagjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Tiranës, por janë bllokuar në rrugë. Në secilën prej makinave kishte nga shtatë, pasagjerë, por pesë prej tyre u transportuan me një kamion.
Sakaq shtatë të tjerë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar, në pritje të ndihmës.
Sigal