Bllokohen dy persona nga dëbora në fushën e “Çajupit”, prindi i njërit niset me “Landrover” për t’i shpëtuar

482
Dy persona kanë mbetur të bllokuar nga dëbora në fushën e “Çajupit” në Zagori. 
Ata kanë lajmëruar të afërmit e tyre, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në ndihmë të tyre. 
Por, siç bëhet e ditur, kanë shkuar deri në një segment të rrugës, por nuk kanë mundur të shkojnë më tej për shkak të dëborës.
Duke u gjendur në këto kushte, prindi i njërit prej të bllokuarve ka marrë një fuoristradë dhe është nisur në drejtim të tyre.
Informacion paraprak
Më datë 04.01.2018, në fushën e “Çajupit”, Njësia Administrative Zagorie, për shkak të dëborës, janë bllokuar shtetasi T.V së bashku me një shtetas tjetër, me mjetin që lëviznin. 
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, kanë shkuar deri mbi fshatin Erind, nuk mund të shkojnë më tej pasi rruga është me dëborë. 
Për dhënien e ndihmës është nisur njëri prej prindërve me mjetin tip “Landrover”.
Sigal