Bllokohen 16 ton miell i skaduar arrestohet administratori i firmës

522
Sigal

ELBASAN – Një 51 vjeçar me detyrë administrator i një kompanie që tregtonte miell është arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa janë sekuestruar 16 ton miell i skaduar.

Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar  “Amballazhimi” është arrestuar Ferit Mana, 51 vjeç, banues në Prrenjas të Elbasanit dhe me detyrë administrator i kompanisë “Mana Fabio”.

Sipas policisë arrestimi i tij është kryer pasi gjatë hetimit të kryer ka rezultuar se 51 vjeçari tregtonte produkte me etiketa të dyshuara të falsifikuara. Nga kontrolli i ushtruar në kompaninë “Mana Fabio” në Përrenas ku 51 vjeçari ishte administrator u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 ton miell e cila dyshohet se është e skaduar.

Konkretisht sipas policisë janë sekuestruar 6 ton miell i ambalazhuar me thasë me etiketa të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 10 ton miell i ambalazhuar me thasë me mbishkrim të huaj, të cilave i kishte kaluar afati i skadencës. Nga hetimet ka rezultuar se sasia prej 16 ton miell dhe që dyshohet si e skaduar do hidhej në treg në Elbasan.

Materialet në ngarkim të 51 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Skemat mashtruese dhe piramidale, fshehja e te ardhurave dhe fallsifikim i vulave, stamapave dhe formulareve”.