Bllokohen 14.5 ton birrë, pa certifikatën e vendit të orgjinës

455
Sigal

AKU bllokon 14.5 ton “Birrë Paulaner”, subjekti nuk dispononte dokumentacion shoqërues të importit

14.5 ton “Birrë Paulaner” janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia e birrës nuk kishte dokumentacionin e duhur shoqërues. AKU bën me dije se subjekti që importonte këtë birrë kishte mungesë të dokumentacionit duke filluar nga numri i referencës si dhe certifikatat e origjinës. “Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues. Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e origjinës dhe certifikatat e analizës të papërkthyera në gjuhën shqipe”, – thotë AKU. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet i vendosur për të vënë përpara përgjegjësisë çdo praktikë mashtrimi, me fokus për të garantur zbatimin e ligjit, duke mos lejuar në asnjë rast që praktika të tilla të shkojnë në dëm të shëndetit të konsumatorëve.