Bllokohen 1.5 milion Euro në portin e Durrësit

600
Sigal

Policia ka sekuestruar një sasi të madhe eurosh në Portin e Durrësit.

U sekuestruan 1.5 milionë Euro brenda një makine tip ‘Toyota’ që kishte ardhur nga porti i Anconës në portin e Durrësit.

Mësohet se eurot, të gjitha me prerje 100-eshe ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Kjo sasi e madhe me para dyshohet se vin nga aktivitet kriminal, prandaj dhe janë sekuestruar.