Sigal

Policia e Shtetit njoftoi në mesditë se si pasojë e motit të keq me dëborë dhe prezencë akulli në rrugë, ka rritur prezencën e shërbimeve policore në të gjitha akset rrugore ku ka vështirësi në qarkullim.

Patrulla të Policisë Rrugore, të Rendit dhe F.N.SH-së, janë prezente në të gjitha akset verilindore dhe jugore të vendit, duke këshilluar dhe orinetuar, dhe në shumë raste kanë ndihmuar drejtuesit e mjeteve në nevojë .

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë në akset ku është e domosdoshme, të moderojnë shpejtësinë jo vetëm në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.