Bllokimi i lejeve të ndërtimit nga KKT, Kushtetuesja rrëzon vendorët

517
Sigal

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Shoqata e Bashkive dhe Bashkia e Tiranës, për pezullim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit i cili vendosi bllokimin  dhënien e lejeve të ndërtimit nga Bashkitë. Tashmë çështja vijon në gjykim për ta shpallur ose jo, këtë vendim të KKT-së si antikushtetuese.
  
Sipas këtij, vendimi  pezullohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në pas zgjedhjet e vitit 2015. Vendimi i 22 Gushtit nga ana e Këshillit Kombëtar të territorit është argumentuar nga kryeministri Rama për të evituar lejet abuzuese nga kryetarët e bashkive apo komunave në prag të zgjedhjeve vendore.
 
Shoqata e Bashkive në Gjykatën Kushtetuese kërkon që vendimi për lejet të shpallet antikushtetues, pasi sipas tyre cenon parimin e autonomisë vendore.
 
Ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese kanë sqaruar se nga ky vendim nuk ka mosmarrëveshje kompetencash.