Blindohet zona e ish- Bllokut në Tiranë, policia dërgon Dritan Dajtin tek…dentisti

496
Sigal

Policia ka blinduar zonën e Bllok në kryeqytet, pasi shoqëroi të burgosurin Dritan Dajti që të kryejë shërbimet dentare.

Më poshtë në video pasqyrohet momenti i shoqërimit të Dritan Dajtit te dentisti në Bllok në masa të rrepta sigurie.

Burgjet kanë dentist, por Dajti ka zgjedhur për të kryer shërbimet jashtë ambienteve të vuajtjes së dënimit.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Por vitin e kaluar me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm, dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie.