Blinda e forca policie, ja situata tek Kryeministria

175

Vetëm 60 minuta para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar Tirana duket ende e qetë. Vetëm forcat e shumta të policisë, makinat e blinduara të tregojnë atë që pritet të ndodhë pas pak minutash në bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Ndërkaq të rinjtë demokratë kanë nisur përgatitjet me kolonën zanore. Një numër i madh mjetesh ndodhet nga ana e pasme e kryeministrisë, mes tyre shumë të blinduara. Po kështu ka dhe një numër efektivësh që ndodhet në gatishmëri. Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa e dyta që zhvillohet pasdite