Blendi Klosi në Itali, në fokus minorenët shqiptarë të pashoqëruar

580
Ministri i Mirëqenis Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi i shoqëruar nga stafi i tij po zhvillon një vizitë treditore pune në Itali, në rajonin e Emilia Romanjës. Bashkëpunimi ekonomik, social e kulturor, shkëmbimi i eksperiencave në formimin edukativ, profesionale e istitucional janë disa nga temat të marra në diskutim gjatë takimeve me Presidentin e këtij rajoni z. Stefano Bonaccini, zëvëndës presidenten znj. Elisabeta Gualmini e këshilltarin e sektorit të punës e formimit z. Patrizio Bianchi. Një vëmëndje të vecantë i është kushtuar gjatë këtyre takimeve cështjes së minorenëve të pashoqëruar shqiptarë të pranishëm në territorin e këtij rajoni. Prej disa kohësh rajoni i Emilia Romanjës ka shprehur shqetësimin për numrin e lartë të minorenëve të pashoqëruar me origjinë shqiptarë të mikpritur në strukturat e komunave të këtij territori duke përbërë rreth 64% të numrit të përgjithshëm të tyre.

Ndër 783 minorenë të pashoqëruar të strehuar në rajonin e Emilia Romanjës, 451 prej tyre janë minorenë me kombësi shqiptare. 80 % e tyre janë të moshës 16-17 vjec e 57,6% e tyre u janë identifikuar familjet, prindërit apo të afërm që jetojnë në territorin italian. Zëvëndëspresidentja e kësaj province znj. Elisabeta Gualmini ka deklaruar për mediat se “ashtu siç i kishte premtuar kryetarëve të bashkive të komunave të Emilia Romanjës, i ka prezantuar ministrit shqiptar Klosi, situatën mjaft kritike e të papërballueshme të minorenvë të pashoqëruar me kombësi shqiptare që mikpriten në strukturat sociale të këtij rajoni, dhe pse nuk plotësojnë kushtet për tu pranuar në to. Minorenët e pashoqëruar me origjinë shqiptare përbëjnë 64% të numrit të përgjithshëm, e me një kosto finaciare mjaft të lartë për tu përballuar. Mbi të gjitha ata nuk mund të konsiderohen minorenë të braktisur. Shumica e tyre kanë familje të identifikuara në Shqipëri e të afërm në Itali.”

Sipas zëvëndëpresidentes Gualmini “është e domosdoshme vendosja e marrëveshjeve speciale e transparente për të parandaluar fluksin e minorenëve të pashoqëruar shqiptarë e për të kontrolluar karakteristikat anagrafike të tyre e motivet e mbërritjes në Itali.” Mbi zgjidhjen e problematikave të këtij fenomeni një delegacion italian i rajonin të Emiolia Romanjës do të mbërrijë më datën 2-4 mars në Tiranë për tu takaur me ministrin e brendëshëm z. Sajmir Tahiri, me ministrin e drejtësisë z. Ylli Manjani si dhe me ministrin Blendi Klosi.
Sigal