Blendi Klosi: Liçencimi i psikologëve do bëhet pas regjistrimit në “Urdhër”

545
Sigal

Nga Universiteti
“Aleksandër Xhuvani” në Durrës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nisi
procesin e ngritjes së “Urdhrit të Psikologut”. Si çdo profesion tjetër, edhe
ky profil do të jetë i grupuar dhe rregulluar nën këtë urdhër për të patur të
drejtën e ushtrimit. Ministri Blendi Klosi, në fjalën e tij e vuri theksin tek
rëndësia dhe nevoja për të patur më shumë të pranishëm në shkollë, kopshte,
qëndra, apo në komunitet psikologë dhe punonjës socialë. Duke e cilësuar
historike për fushën e shërbimeve ngritjen e dy urdhërave, atë të psikologut
dhe punonjësit social, ministri Klosi foli për Paktin Kombëtar të Mirëqënies
Sociale që dikasteri i tij po përgatit dhe do të shpallë brenda pak kohësh. Pakti
në fjalë do të grupojë për herë të parë nën një paketë të vetme të gjitha
shërbimet e ofruara në nivel qëndror e vendor nga organizatat e donatorëve dhe
kontribues të tjerë për të maksimizuar shërbimet për kategoritë vulnerabël.