Biznesi i vogël protestë kundër rritjes së taksave

544
Sigal

Biznesi i vogël është duke protestuar mëgjesin e sotëm para Bashkisë së Tiranës kundër rritjeve të taksave. Të mbështetur edhe nga aktivistë të Nismës Thurje, ata i kërkojnë Këshillit bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë të anullojë vendimin për dhjetëfishimin e taksës së hapësirës publike, pasi sipas tyre i çon drejt falimentimit.

Kreu i Nismës ‘Thurrje’, Besjan Pesha u shpreh se ka patur një vendim me datën 30 dhjetor nga këshilli bashkiak, ndër të tjera në paketën fiskale parashikonbte edhe dhjetëfishimin e taksës për hapësirat publike.

“Nuk kemi të bëjmë me zënien e trotuareve siç përpiqet Bashkia ta anatemojë në media, por kemi të bëjmë me atë taksë që përdorin hapësirë publike dhe kanë rënë dakort me Bashkinë e Tiranës ti përdorin për qëllimet e biznesit të tij’ theksoi Pesha. Sipas tij, dhjetëfishimi i taksës i çon automatikisht këto biznese në falimentim. Nga një studim që kemi bërë i bie që rreth 80 mijë persona të preken direkt apo indirekt, të ngelen pa punë dhe pa ushqime për familjet e tyre. Sot jemi pikërisht për këtë gjë, që ti kërkojmë Këshillit Bashkiak, kryetarit të Bashkisë të anullojë këtë vendim.