Bizneset mbyllin qepenat edhe në rrethe: Më shumë i japim shtetit se fitojmë vetë

695
Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit bizneset e vogla kanë mbyllur qepenat për 1 orë në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH.
Bizneset në lagjen “Kryengritja e Fierit’ në qytetin e Fierit kanë mbyllur qepenat nga ora 11:00 deri në 12:00. Tregtarët shprehen se e kanë të vështirë të jetojnë në Shqipëri duke ngritur taksat. Sipas tyre me skemën e re, më shumë fiton shteti se ata.
“Këtu në Shqipëri është shumë e vështirë për të jetuar duke ngritur taksat. Është gjynah që të punosh sepse me shume i jep shtetit sesa fiton vetë”- thonë tregtarët.
Sigal