“Bisturia” e Vilma Nushit, po bën masakër në tenderët e shëndetësisë, po “rrjep” edhe laboratorët

Përparim HALILI

Pas “Check-up”, protezave ortopedike, pajisjeve mjekësore dhe 40% të tregut ilaçeve, babëzi për të marrë gjithë shërbimet

Shëndetësia shqiptare ka rënë në kthetrat e Vilma Nushit, veç jo si shërbime mjekësore, por si fonde që zhvaten prej saj nëpërmjet “pokerit” të tenderëve që ia ka dhënë e vazhdon t’i japë kupola e “rilindjes” nëpërmjet dorës së ish-ministrit Ilir Beqja dhe tashmë nëpërmjet ministres Manastirliu, emëruar në atë post jo se për të ndëshkuar por për të pastruar dhe fshehur krimet që Beqja ka bërë me tenderët, koncesionet, mobilimet e zyrave, me koncesionin e parkingut të QSUT, me koncesionin e ushqimit dhe shërbimit të lavanderisë në spitale, me koncesionin e dializës e laboratorëve mjekësore, me fondet e Bankës Botërore për Spitalin e Shkodrës, me emërimet, licencimet e spitaleve private, me koncesionin e urgjencës mjekësore kombëtare, me transferimet dhe tregun e ilaçeve monopol, me rimbursimet e shumë zullume të tjera, për të cilat nevojiten 300 prokurorë për 4 vit që t’i hetojnë e zbardhin! tashmë, rezulton fakti që ka denoncuar shpesh herë “Telegraf”, që tenderin e laboratorëve mjekësorë e ka futur në kthetra Vilma Nushi. Kujtojmë fakti, që koncesioni i laboratorëve është shpallur si njoftim qysh në muajin shtator 2015, por u shty për shkak të protestës së punonjësve të laboratorëve dhe prej denoncimit publik prej opozitës në parlament, referuar investigimit të publikuar nga “Telegraf”! Tashmë, rezulton se një drejtore e kupolës së “Rilindjes” në ministrinë e Shëndetësisë, pjesë e “Dinastisë Bello”, me 45 të punësuar si drejtues në zyrat e larta të pushteti të “rilindjes”, bëhet menaxhere e tenderit të laboratorëve në favor të Vilmës së “Check-up” it, duke përdorur një firmë private ku drejtuese ka qenë nënë e saj, të shpërblyer nga ajo firmë m në mijëra euro! Çfarë po ndodh? Përse për asnjë nga koncesionet shëndetësore që i “dhurohen” Vilmës apo “aktorëve” të saj fiktivë, nuk jepet asnjë informacion, duke mbajtur të fshehtë kontratën, ndryshimet në kontratë, realizimin e kontratës dhe procedurën e shlyerjes së vlerave financiare! Kush e bënë kaq të fortë, Vilma Nushin, sa paska fuqi të urdhëroj e detyroj edhe kryeministrin, të jap urdhër për bllokimin e informacionit të koncesionit të “Check-up”? Madje edhe i vërsulet mediave që e kërkojnë këtë informacion, duke mbrojtur koncesionin abuziv të Vilmës. Gazeta “Telegraf”, prej më se 1 muaji i ka kërkuar zyrtarisht edhe kryeministrit Rama, të zbatoj ligjin duke urdhëruar ministrin e Shëndetësisë, që të publikoj kontratën bazë dhe ndryshimin në kontratë për uljen dhe rritjen e kufirit të moshës së kontrollit mjekësor! I është kërkuar informacion edhe kompanisë “Check-up”, por ajo justifikohet me këtë përgjigje: Jam nën hetim nga prokuroria! Kush bëhet mburojë e këtij skandal-krimi? Vërtetë që ky koncesion si aktivitet është nën hetim, për shkak se ka shtuar 100 mijë emra fiktiv në listë të cilët janë paguar nga taksat e shqiptarëve (sipas faktit të denoncuar në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë), por ama aktivitet po vazhdon në terr të plotë informativ, paçka se me akuzën që po bëhen hetime, aktiviteti i koncesionit duhej bllokuar për shkak se është krim i faktuar në komisionin parlamentar të shëndetësisë!