Birra e qofte me Mimi Kodhelin, Murrizi reagon ndaj atyre që e fotografuan

471
Sigal

Deputeti i djathtë Mylsim Murrizi ka reaguar pas fotos së publikuar në media ku shfaqej duke pirë birra me deputeten e PS-së Mimi Kodheli.

Murrizi ka sqaruar se ndodhej me 4 deputetë të parlamentit të Shqipërisë në asamblenë e NATOS në Londër, me Mimi Kodhelin, Nimet Musai, Xhemal Qefalija.

Por në gjuhen e tij deputeti është treguar shumë i ashpër me mediat dhe lajmin e publikaur saqë shprehet gjithë mllef. Murrizi i krhason gazetarët me një “Turtull”, dhe nuk heziton aspak të shtojë se do ti gjuante.

“Njera foto e imja eshte me pushke duke gjuajtuar “ TURTULL” Jo Sokratin por te gjithe ata qe jane TURTULL nga trute e kokes.Foto e publikuar nga TURTULLIT e TURTULLESHAT, nuk eshte ne Tirane por te premten ne darke ne Londer ne lokalin e babait te Rita Ores.”– shkruan Murrizi.

Per te shuajtur kureshtjen e Miqeve dhe per mbyllur halet e port-haleve

Prej dates 11 tetor dite e premte jemi 4 deputet te parlamentit Shqiptare ne asamblen parlamentare te NATOS ne Londer

Jam ketu me Mimi Kodhelin, Nimet Musai, Xhemal Qefalija

Njera foto e imja eshte me pushke duke gjuajtuar “ TURTULL”

Jo Sokratin por te gjithe ata qe jane TURTULL nga trute e kokes

Foto e publikuar nga TURTULLIT e TURTULLESHAT, nuk eshte ne Tirane por te premten ne darke ne Londer ne lokalin e babait te Rita Ores

Aty jemi bashke te gjithe antaret e delegacionit dhe ambasadori jone ne Londer Z Qirjako Qirko

Ju thafte dora atij apo asaj tru turtelli qe na ka kapur aq keq

Koha kur te prishnin biografine pse mund te jesh ne nje tavoline me “ armikun” e klases ka shkuar ne te semes se çdo port-haleje, goje-haleje dhe turtull-haleje qysh prej dates 8 dhjetor 1990

Prej 31 marsit 1991 te gjithe deputetet e parlamentit Shqiptare ulen bashke ne parlament, ne komision parlamentar, ne çdo delegacion ku perfaqesojne Shqiperine dhe ne çdo mengjes dreke apo darke kur jane se bashku

I bej thirrje te gjithe ish spiuneve te sigurimit te shtetit, qe nuk pjerdh kush me per informacionet tuaja prej turtulli dhe nuk ju paguajne me 1200 leke ne muaj

Po ashtu i bej thirrje te gjithe enveristeve ne mentalitet te luftes se klasave qe jane pjese e sindikates se qelbesirave qe te shkruajne dhe raportojne sa te duan per takimin tim te “ papershtatshem” me zj Mimi