Bill Clinton mbërrin në Kosovë, pritet nga Jahjaga dhe Pacolli

160

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë disa minuta më parë.

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ai është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.

Clinton është ftuar që të marr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.

Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright e cila në vitin 1999 ishte sekretare e shtetit amerikan.