Bilanci paraprak në Tiranë: 3396 qytetarë të evakuuar, 810 banesa të pabanueshme

169

Ndërkohë që kanë kaluar pothuajse 2 javë nga tërmeti i 26 nëntorit, zëvendës ministrja e Brendshme në një dalje për mediat bëri bilancin paraprak të dëmeve të tërmetit nga verifikimet e deritanishme në Qarkun e Tiranës.

Sipas zëvendësministres deri tani në kryeqytet janë evakuuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Sipas saj, në Tiranë janë dëmtuar 32 shkolla, ndërsa këtë të shtunë është mbyllur dhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” në të cilën janë strehuar 2 familje.

Autoritetet njoftojnë gjithashtu se janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative, ndërsa vijon monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.