Sigal

Dy persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës.

Ata kërkoheshin nga gjykata e Breshias për akuzën e trafikut të drogës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për narkotikët

Më datë 21. 11. 2018, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Q. M., vjeç 37, banues në Kodër Prezë, pasi Gjykata e Breshias Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti, për veprën penale “Bashkëpunim kriminal me qëllim trafik droge”. Nenet 81 e 110 të Kodit Penal. Italian dhe Neni 73 i Aktit të Drogës nr. 309/1990.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për narkotikët

Më datë 21. 11. 2018, u arrestua për qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi M. L., vjeç 31, banues në Durrës, pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Nenet 81 e 110 të Kodit Penal. Italian dhe 283/a e 333 të Kodit Penal.