Bie niveli i ujit në basene, rritet konsumi, UKT: Problem furnizmim i pikave fundore

58
Temperaturat e larta dhe thatësira kanë shkatuar ulje të nivelit të ujit në basenet rreth Tiranës dhe rritjen e konsumit nga qytetarët.
Në këto kushte Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës sqaron se ka rënie të presionit të ujit dhe problem me furnizim në disa zona të Tiranës.
Abuzimi me ujin vijon si për larjen e makinave, spërkatjen e baceve dhe ndërhyrjet në rrjet për vaditje ndaj thirrja për ndërgjegjësim ndaj qytetarëve mbetet e përhershme.
Nisur nga kushtet e motit, drejtues të këtij institucioni bëjnë thirrje për menaxhim të mirë të ujit dhe jo shpërdorim pa kriter.
Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës i bëjnë thirrje qytetarëve që në rast të mungesës së ujit të telefonojnë në numrat e UKT që janë në faqen e saj pasi autobotet me ujë do të jenë në dispozicion të tyre.