Bie nga kati i 12-të, ndërron jetë fëmija 5 vjeç

528
Një 5-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ka rënë nga kati i 12-të i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “29 nëntori”në Vlorë.
Vogëlushja V.J ishte vetëm në shtëpi, teksa mësohet se e ëma kishte dalë për pazar. Ajo ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe kryen hetime për sqarimin e rrethanave.
Sigal