Sigal

Policia e Tiranës me Zyrën Kombëtare të Interpolit arrestuan 42-vjeçari Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), 42 vjeç, banues në Tiranë.

Bungaja apo Leka është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Akuzat janë parashikuar nga nenet 81, 110, 3, nr.4, 5, 6, 7, y, 8 neni 75/58, neni 600 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me të arrestuarin do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.