Sigal

Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturat e larta të ditëvë  të  fundit që mbërthyer rajonin e Kukësit, kanë bërë që niveli ujrave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës të bien ndjeshëm krahasuar me muajin korrik kur Liqeni Fierzës ishte pranë kuotës maksimale për shkak të reshjeve gjatë muajit qershor dhe fillimit të korrikut.

Niveli i ujrave të liqenit të Fierzës,ka arritur afërsisht  293 metra mbi nivelin e detit, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulta. Pavarësisht tendencës në rënie, liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator edhe pë rliqenet e Komanit e Vaut të Dejës, vazhdon të jetë në nivele të pranueshme për periudhën,por rreziku për rënje në nivele kritike ekziston për shkak të  parashikimeve jo të mirë për motin që pritet të jetë i nxehtë dhe temperatura të larta gjatë gushtit.

Liqeni i Fierzës në nivelin maximal të tij ,296 metra mbi nivelin e detit, ka një kapacitet ujë mbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, 242 metra mbi nivelin e detit kapaciteti është 1.2 miliard meter kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie